Lajme

Elbasan, 4 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku kanë mbetur të plagosur katër persona.

Burime policore shprehen se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër ka marrë plagë të lehta. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.

Policia po heton shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë