Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi mafioz i 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, pasditen e djeshme, në Elbasan.
Mësohet se Ramazani është ekzekutuar nga një person i vetëm, i cili ka qenë i veshur me bluzë të zeza, tuta blu me vija të bardha, kapele të zezë dhe maskë anti-Covid.
Atentatori është afruar me qetësi te dera e makinës së Emiljano Ramazanit dhe e ka qëlluar me pesë plumba, tre herë në qafë dhe dy herë në të dyja shpatullat.
Ngjarja ka ndodhur, kur Emiljano Ramazani sapo ishte kthyer nga palestra, në pronësi të tij, dhe ishte nisur drejt banesës.
Policia po heton për disa dyshime të forta, për prishje pazaresh të drogës, por ka dyshime të forta që viktima mund të ketë pasur dijeni për disa nga ngjarjet e rënda, që kanë tronditur Elbasanin kohët e fundit. Dyshimet janë se atentatori kishte dijeni për lëvizjet e ekzekutorit.
Emiljano Ramazani është arrestuar disa herë më parë. Në vitin 2012 është arrestuar për drogë bashkë me disa persona të tjerë, kurse në vitin 2017 iu gjet kokainë në makinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.