Nga Gazeta Si- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 64-vjeçarit Gjovalin Prendi të enjten në Pllanë të Lezhës.
Dyshohet se kanë qenë 4 autorë, të cilët kanë lëvizur me automjet tip Porche. Dy prej tyre të maskuar kanë dalë nga makina ndërsa njëri ka qëlluar me breshëri plumbash në distancë të afërt. Ato e kanë vëzhguar objektivin e tyre dhe sapo e kanë parë tek lokali, kanë qëlluar dhe plumbat e kanë kapur viktimën në kraharor. Në momentin e ngjarjes në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë.
Deri më tani policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona.
Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi djali i viktimës Roan Brahimi, i cili u vra në maj të vitit 2024 në Greqi, është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Krimi ndodhi në sy të gruas së tij të dytë dhe djalit të vogël në një zonë të populluar në lagjen Vyronas të Athinës.
Ndërkohë, një automjet është gjetur i djegur sot në Fushë Gjormë, pas më shumë se 12 orësh nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit.
Automjeti është gjetur tërësisht i djegur dhe dyshohet se është mjeti me të cilin lëvizën atentatorët mbrëmjen e së enjtes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.