Gazeta Si – Arben Lamçja, i arrestuar në Kosovë gjatë javëve të fundit për llogari të autoriteteve shqiptare, është ekstraduar në Shqipëri.
Lamçja, i konsideruar si pjesë e grupit të Çopjave në Elbasan, ka masë sigurie “arrest në burg” në mungesë nga Gjykata e Posaçme.
Ai u shpall në kërkim pas operacionit “Plumbi i Artë 2” të SPAK dhe akuzohet për “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e organizatës kriminale”, “Grupi i strukturuar Kriminal”, “Organizata kriminale” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Arben Lamçja akuzohet se ka siguruar kushte/mjete, me qëllim vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari të shtetasit grupit Çopja, që drejtohej nga dy vëllezër nga Elbasani, të shpallur në kërkim, F.G. alias F. C. Gjithashtu, dyshohet se për llogari të të njëjtit shtetas, 50-vjeçari ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




