Lajme

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i shumëkërkuar

Një 30-vjeçar nga Kuçova, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Greqia drejt Shqipërisë.
Policia bën me dije se shtetasi i ekstraduar është Spiro Pando, 30 vjeç, banues në Kuçovë.
Gjykata e Apelit Vlorë e kishte dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Në muajin gusht të vitit 2013 është ushtruar kontroll në banesën e tij Spiro Pando, ku policia ka gjetur një sasi lëndë narkotike Heroinë dhe Cannabis Sattiva si dhe një armë zjarri automatik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë