Lajme

Ekstradohet nga Greqia 40-vjeçari nga Lezha për vrasje në tentativë

Një 40-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia dje, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.

40-vjeçari me inicialet K.S., ishte dënuar me burg nga Gjykata e Lezhës, i akuzuar për tentativë vrasje.

Ngjarja ka ndodhur katër vite më parë, më 17.04.2015, rreth ores 10:30, në Gjadër, Lezhë, ku 40-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K.R.

Kapja dhe ekstaradimi i tij në vendin tonë, u krye si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë