Lajme

Ekstradohen drejt vendit tonë dy shtetas të dënuar për vrasje

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, 40-vjeçarin shqiptar Festim Rusi, i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së rëndë psiqike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Po ashtu është ekstraduar nga Greqia 58-vjeçarin Sherif Gjini, i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta.”

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis Interpol Tirana dhe Interpol Roma, u bë arrestimi në Romë dhe më pas ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Festim Rusi, alias Besim Rusi 40 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg.
Në vitin 2001, shtetasi Festim Rusi alias Besim Rusi, në fshatin Metalliki në Greqi, pas një debati për motive të dobëta ka vrarë me armë të ftohtë thikë, shtetasin A. R.

Kurse Sherif Gjini, lindur në Elbasan ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale të mësipërme.

Në vitin 2005, në fshatin Linas të Komunës Mollas në Elbasan, shtetasi Sherif Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin A. A.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Athinën, u bë i mundur arrestimi i tyre në Itali dhe Athinë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Të dy shtetasit e ekstraduar ju dorëzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë