Më erdhi ideja e të vizituarit një vend ekzotik dhe nuk gjeta vend më të mirë se Republika e Shqipërisë, një gur i fshehur në Gadishullin ballkanik në juglindje të Europës. Në vitet e fundit, vendi ka hapur dyert për turistët e huaj dhe nuk mund të humbja mundësinë e vizitës pa viza në Tokën mistike të Shqiponjave.
Historia antike e Shqipërisë nis nga 3.000-5.000 vite. Një vend i vogël në Mesdhe me një bregdet të zgjeruar dhe natyrë të pasur me mbrojtje nga UNESCO. Nga natyra e bukur tek atraksionet moderne urbane, ka shumë për të zbuluar.
Vizita ime e parë ishte në kryeqytetin dinamik me shumë ngjyra, Tirana. Pika kryesore është Sheshi Skënderbej, heroi kombëtar i vendit, Xhamia e Et’hem Beut, muzeu historik, kulla e sahatit dhe rrugët plot më kafene, njerëz dhe pemë.
Është e saktë fjalia se Tirana nuk fle kurrë. Provova gatimet tradicionale të Shqipërisë, si Imam Bajalldi, bakllava, byrek dhe shumë lloje djathrash dhe sallate.
Më argëtues ishte udhëtimi në qytetin e paeksploruar dhe të mbrojtur nga UNESCO, Gjirokastra. Një qytet pikturesik i epokës otomane, i gdhendur në gurë, njihet për fortesat që rrethojnë dhe mbrojnë qytetin. Shtëpitë e vjetra varen anësh kodrave me fasadën e tyre që është vjetëruar në mënyrë të përsosur.
Është domosdoshmëri vizita në shtëpinë Skenduli. Shtëpia më e vjetër, origjinale dhe e sigurt, ndërtuar në 1823-shin. Guida e shtëpisë bëhet nga një anëtar i familjes që posedon pronën.
Kalaja e Gjirokastrës është ndër më të mëdhajat në Ballkan. E vendour në majë të kodrës që shikon të gjithë qytetin, ajo ka dëshmuar historinë shekullore të vendit që nuk u dorëzua kurrë.
Sipas arkeologëve, qyteti ka qenë i populluar që nga shekulli i 4-të ose i 5-të. Pamja është mahnitëse. Fundjavat bëhen të gjalla me jetën e natës dhe kuzhinën e shijshme lokale, muzikë tradicionale dhe kafe. Ishte dashuri me shikim të parë për këtë qytet të magjishëm.
Vizita e fundit e Odisesë sime ishte në Sarandë, rivierën shqiptarë, një qytet i njohur bregdetar. Bulevardi për këmbësorë, në buzë të detit ka sharmin e vet me vendas dhe komunitetet greke aty.
Shqipëria është ende një destinacion i panjohur në Europë dhe shumë turistë nuk e njohin këtë gurë të fshehur. Ka një mori gjërash për të ofruar nga historia tek ushqimi, arkitektura, jeta e natës, gjiret e bukura, terrenet e vështira, kështjellat dhe pazaret për pak euro.
Një arsye se pse të gjithë duhet ta vizitojnë Shqipërinë, është se është e lirë. Ndër më të lirat në Europë. Unë do të rekomandoja taksitë për transport, por ka edhe autobusë.
E lodhur, por me kujtime të lumtura është koha që t’i them mirupafshim Shqipërisë, një ndër vendet me miqësore që kam vizituar ndonjëherë. /GulfNews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.