Shendet

Ekspertët e Pfizer: Duhet një dozë e tretë përforcuese

Individët e vaksinuar mund të kenë nevojë për vaksina përforcuese dhe vaksinime vjetore për mbrojtjen kundër Covid-19 dhe varianteve të reja, sipas David Kessler një këshilltari shkencor të Shtëpisë së Bardhë dhe një nga kryetarët e Pfizer, i cili ndihmoi në zhvillimin e një prej vaksinave më efektive.

Një konsensus në rritje midis shkencëtarëve dhe ekspertëve të shëndetit publik mbi nevojën për injeksione shtesë mund të ketë probleme serioze për shpërndarjen e drejtë të dozave të vaksinave në të gjithë botën.

Eksperti  tha se duhet të planifikojnë vaksina  përforcuese në të ardhmen. Këtë pretendim të ekspertit e ka thëne edhe drejtuesi i Pfizer Albert Bourla  kohë më parë. Bourla shpjegoi se do të duhet një “skenar i mundshëm” që  përfshinte nevojën për një dozë të tretë të vaksinës gjashtë deri në 12 muaj pas dozës së dytë.

Burimi:The Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë