Ky që po shikoni në fotografi është Gentian Doçi. Gazeta “Si” po publikon ekskluzivisht fotografitë e tij. I konsideruar si një eksponent i krimit të organizuar dhe i shpallur në kërkim si organizator i rrëmbimit të Jan Prengës. Gentian Doçi vazhdon të jetë në kërkim dhe identitetin e tij e njohin pak persona.“Ai dyshohet të ketë ndryshuar së paku pesë mbiemra dhe së fundmi ka marrë mbiemrin Funoqi, që mendohet se është mbiemri i vajzërisë së mamasë së tij”, tha për Gazetën “Si” një ekspert i hetimit të krimit të organizuar.
LEXO EDHE:
– Historia e pengut/ U kthye për prindërit, por u zhduk për kokainën e vëllait
– Dita e dytë e operacionit, ja çfarë sekuestroi në Shkodër “OFL”
– I dyshuar për pengmarrjen e Jan Prengës, Doçaj: Unë s’e di nga bie Shijaku
– Vrasja e Jan Prengës, RENEA kontrolle në Lezhë
– Zhdukja e Jan Prengës, gjykata la në burg Ardian Doçajn
– Pengmarrja dhe vrasja në Kamzë, Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit
– Rrëmbimi i Jan Prengës, gjendet plastmasi me gjak 1 km larg resortit
– OFL zbarkon në Shijak, verifikim resortit ku u mbajt peng Jan Prenga
– Vrasja e pengut Jan Prenga- Flet Dritan Rexhepi i akuzuar si “porositësi”
“Besohet se Gentjan Doçi vazhdon të fshihet në Shqipëri, diku në zonën e Dukagjinit dhe mendohet që ai ka lidhje edhe me njerëz të policisë. Por kjo mbetet për t’u konfirmuar”, shtoi një tjetër burim i Gazetës “Si”. Dyshimet hidhen pas të dhënave operative që tregojnë se 38-vjeçari vazhdonte të jetonte i qetë në supervilën e tij në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, edhe pse “kokën” e tij e kërkonte edhe Italia.
Gentian Doëi mendohet të jetë një nga drejtuesit e një rrjeti trafiku droge, që ka influencë në vendet e Evropës. I quajtur si Grupi i Dukagjinit, emri i këtij rrjeti doli në skenë pas rrëmbimit të Jan Prengës.
Gazeta “Si” ka siguruar ekskluzivisht fotot e momenteve të fundit të Jan Prengës.
Ai shfaqet në datën 17 janar 2020, teksa konsumon kafe me bashkëshorten dhe ndërkohë në distancë, një person monitoron lëvizjet e tij:
Foto 1: Jan Prenga hyn në lokal i shoqëruar
Foto 2: Jan Prenga ulet në lokal
Foto 3: Ndërkohë “roja” e pret jashtë
Foto 4: Teksa rrëmbyesit përpiqen të prishin kamerat me bisht fshese
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.