Ekonomi

Ekonomia e Shqipërisë u zgjerua më ngadalë këtë verë, administrata dhe imobiliaret me rritjen më të fortë

Nga Gazeta ‘SI’ – Në tremujorin e dytë të vitit, ekonomia e Shqipërisë u zgjerua me 3.5%, duke mbajtur të njëjtin ritëm si në fillim të vitit, por më ngadalë se në 2024-n.

Administrata publike vazhdon të jetë aktviteti që kontribuon më shumë në PBB-në e Shqipëisë, me 1.65 p.p, ndjekur nga bizneset e tregtisë, ushqimit dhe akomodimit me 0.47 p.p.

Kahasuar me një vit më parë, administrata pati dhe rritjen më të fortë si aktivitet ekonomik, 15.1%, ndjekur nga tregu i real estate me rritje 7.9% dhe informacioni e komunikimi me 5.4%. INSTAT thotë se aktiviteti ekonomik i bujqësisë dhe peshkimit ra me 2.5% ndërsa ai i energjisë, indutrisë dhe ujit me 1.8%.

Sipas komponentëve me metodën e shpenzimeve, gjatë tremujorit të tretë 2025, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit në terma realë me 3.88%;, Konsumi final i qeverisë u rrit me 12.44%, Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 4.33%. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0.97 % dhe importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3.26%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë