Një eklips i rrallë diellor ka emocionuar mijëra njerëz që u dyndën në një qytet të largët australian për ta parë.
Qielli mbi Exmouth në Australinë Perëndimore u errësua për rreth 60 sekonda, kur Hëna hodhi një hije 40 km të gjerë mbi zonë.
Eklipsi total i diellit ishte pjesë e një eklipsi të rrallë hibrid, i cili ndodh vetëm disa herë në shekull.



Ky eklips filloi në Oqeanin Indian në lindjen e diellit dhe përfundon në perëndimin e diellit në Paqësor. Disa panë një eklips të plotë diellor. Të tjerë panë atë që njihet si një eklips diellor unazor, ku Hëna është shumë e vogël për të bllokuar plotësisht të gjithë Diellin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




