Gazeta Si – Barazim në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Dinamos dhe një fitore befasuese e Skënderbeut në Laç. Kryesuesit e tabelës së renditjes kanë harruar fitoren prej javësh dhe Vllaznia, nëse fiton nesër me Tiranën, mund të afrohet në 4 pikë.
Zejnullai realizoi një gol shumë të bukur me goditje dënimi ndaj Dinamos, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, por që nuk arriti ta ruante deri në fund. Kryeqytetasit barazuan me një aksion model të finalizuar nga Kaçorri dhe gjithçka u mbyll 1-1.
Në Laç, në një ndeshje të hapur gjatë gjithë kohës, Skënderbeu arriti të dalë me 3 pikë, falë një goli të Ardit Nikajt një minutë përa përfundimit të kohës së rregullt. Laçi ishte pa fat në këtë takim, ku shpërdoroi disa raste dhe goditi traversën me brazilianin Melo.
Korçarët ngjiten në vend të katërt pas kësaj fitoreje, duke parakaluar Dinamon dhe Tiranën, që luan nesër ndeshjen e javës së 26-të në Shkodër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.