Java e 23 në Kategorinë Superiore mund të quhet si një fillim i ri për të paktën 3 skuadra mes 10 më të mirëve në futbollin vendas. Po flasim për kampionët në fuqi, Tiranën dhe Skënderbeun. Egnatia rigjeti kreun pas shumë javësh mungesë atje dhe do të provojë të shkëputet nesër kur do të luajë ndaj Bylis. Bardheblutë me rikthimin e Shkëmbit, rigjetën fitoret pas 8 javësh (4 barazime rradhazi u pasuan nga 4 humbje të tilla) ndërsa korçarët me Ernest Gjokën në drejtim dhe ndërhyrje agresive në merkato, u kthyen te fitoret pas 12 javëve dhe do të tentojnë gjithçka të mbeten në Superiore edhe sezonin e ardhshëm.

Sa i përket 9 javëve të fundit, skuadra më e mirë ishte Egnatia e cila grumbulloi 19 pikë, mjaftueshëm për tu ngjitur në krye të klasifikimit. Vetëm me një pikë më pak ndjek Dinamo City (qan humbjen me Bylis) që me Ilir Dajën ka kthyer katërcipërisht fatin e sezonit. Vllaznia vuan humbjen direkte me Egnatian që e la me 15 pikë pas 9 javëve. Pas saj Bylis dhe Partizani. Ballshiotët luajnë për konfirmimin ndërsa të kuqtë kryeqytetas vështirë se arrijnë te titulli me këtë ecuri. Shënuesi më i mirë vjen nga AF Elbasani ku Arsen Lleshi shënoi 6 gola, i ndjekur nga një trio e përbërë nga Balaj (Vllaznia), Lushkja (Egnatia) dhe Nani (Dinamo City ) me një gol më pak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.