Lajme

Efekti i shishave në organizëm, një dozë sa një paketë cigaresh

Me një histori qindra vjeçare e me prejardhje nga vendet e Lindjes së Mesme, shisha tashmë është një produkt shumë i përhapur në të gjitha vendet e botës, duke u bërë shumë e preferuar për të gjithë njerëzit.
E ndërtuar në mënyrë të thjeshte nga pjata që mban qymyrgyrin dhe duhanin, e lidhur me nga një qyp i cili mban ujin, i dizajnuar në mënyra të ndyshme, ku sipas tregëtarëve ky është vendi ku bëhet filtrimi i duhanit, ndërsa pjesa tjetër është e përbërë nga tubat me anë të cilave mund të thithet tymi. Në pamje të parë duket si një objekt i nderlikuar, por përdoruesit përgjithësisht e cilësojnë një produkt tëpër të thjeshtë, ku madje shpesh herë mund edhe ta improvizojnë, duke rrezikuar më shumë shëndetin e tyre.


Në këto kushte, gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, vendosi të ashpërsojë ligjin anti duhan, duke përcakuar kështu se edhe shishat do të ndalohen në ambiente të mbyllura, duke aplikuar për të, të njëjtat rregulla si për format konvencionale të duhanpirjes.

Por cili është efekti shëndetësor i shishave?
Për sa i përket efekteve të shishave kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë një sërë mitesh të cilat e përcaktojnë atë si një produkt të padëmshëm, por në fakt të dhënat e fundit shkencore kanë treguar se dëmi i konsumimit është i njëjtë sa cigarja. Pothuajse rreth 542 artikuj shkencore kanë zbuluar se në një seancë shisha mund të çlirohen 125 herë më shumë tym, 25 herë më shumë katran, 2.5 herë më shumë nikotinë dhe 10 herë më shumë monoksid karboni se sa cigarja.
Sipas mediave ndërkombëtare si "The Independent", një dozë shisha është e barazvlefshme me konsumimin e një pakete cigare në ditë, duke treguar fakte se ky produkt mund të rrezikojë personat që e konsumojnë dhe kanë diabeti të tipit 2, i cili përgjithësisht mund të shkaktohet nga kombinimi i duhanit me shije të ndryshme që përdoren në këtë produkt. Kanë qenë pikërisht hulumuesit nga universiteti mjekësor Brighton që e kanë treguar këtë fakt për median angleze.

Gjithashtu edhe gazeta "The Telegraph" në artikujt e saj e cilëson shishan si një produkt tepër të dëmshëm.
"Është e qartë se konsumimi i shishave është i lidhur me obezitetin dhe diabetin. Toksinat me tym stimulojnë një përgjigje inflamatore që shkaktohen tek indet, duke siguruar kështu një rezistencë ndaj efekteve të insulinës së hormoneve, që rregullon glukozën në gjak. Gjithashtu, konsumimi i shishave është i lidhur edhe me sjelljet e tjera shoqërore që çojnë në shtimin e peshës," shkruhet më tej në artikull.

Ndërsa, rrjeti mediatik BBC, ka renditur një sërë arsyesh pse nuk duhet të përdorim këtë produkt, duke nisur nga fakti se shisha nuk ka filtër, kështu edhe substancat e dëmshme hyjnë në trupin e njëriut, e duke përfunduar se shumë "shisha-room"(lokalet ku konsumohet vazhdimisht ky produkt), mund të shesin duhan të paligjshëm, duke stimuluar korrupsionin, por edhe përzjerja e duhanit me lëndë të tjera narkotike, duke cilësuar se në këtë rast, nuk do e dini asnjëherë se çfarë po tymosni.
Në të gjitha artikujt ky produkt cilësohet i dëmshëm për të gjithë përdoruesit, por edhe për ata të cilët janë të ekspozuar ndaj shishas. Ka qenë pikërisht miti se shisha, përveçse “interesante”, por edhe me tym “të filtruar” që ka rritur shumë numrin e përdoruesve të saj.
Një shqetësim tjetër që ngre gazeta "The Washington Post" është fakti se shisha po përdoret më së shumti nga të rinjtë, kryesisht adoleshentët. Në një artikull gazeta përshkruan se në mbarë botën 1 në 5 të adoleshentë përdorin shisha, edhe pse nuk i dinë efektet e saj. Duke rradhitur studimet e kryera, në artikull tregohet qartë se shishat përmbajnë substanca kancerogjene si katran dhe monksid karboni. Mary Rezk-Hanna, autoria kryesor e një prej këtyre studimeve, ka thënë për "The Washington Post" se 16 për qind e klientëve të barit që ajo vëzhgoi, mendonin se tymi i shishave kishte mungesë nikotine dhe nuk ishte problematike dhe 56 për qind e tyre e cilësonin shishan si aspak të dëmshme për shëndetin e tyre, ndërsa disa të tjerë mendonin se shijet e ndryshme që përdoren së bashku me duhanin, shërbejnë për t'a bërë shishan më pak toksike.

Gjithashtu edhe "The Guardian" një ndër gazetat më të mëdha ndërkombëtare, shkruan se ka studime të ndryshme për efektin e shishave në trupin e njëriut, duke rradhitur kështu një sërë sëmundjesh si atë të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, kancerin oral, shëndetin e dobët mendor, peshën e ulët në lindje, sindromën metabolike dhe sëmundjen kardiovaskulare, por në artikull parashtohet edhe fakti se të gjitha studimet janë vëshguese e në këtë mënyrë, nuk mund të kostatohet asnjherë dicka e saktë për të bindur njerëzit. Sipas "The Guardian" duhen studime më të avancuara për të bindur përdoruesit për dëmin që shkaktojnë këtë substanca. Por, duke mos e bërë më pak të dëmshëm shishan, në artikull thuhet gjithashtu se në dukje, shisha mund të mendohet si një produkt më pak i dëmshëm, sepse zkonisht përdoret në ngjarje të veçanta apo në mbjedhje të grupeve shoqërore, por tymi i saj edhe pse në kohë të ndryshme është po aq i dëmshëm sa duhani që mund të konsumohet cdo ditë.

"Ndërkohë që mund të mendohet se shishat, kryesisht ato që cilësohen bimore janë më të sigurta se sa duhani, shkencëtarët cilësojnë se substancat që nxjerr djegja e karbonit, gjithashtu thithen nga turpi i njeriut. Sipas tyre, ka pasur raporte që kanë treguar se shumë njerëz kanë përjetuar, helmim akut pas përdorimit të shishave, duke e klasifikuar këtë produkt edhe më të dëshmëm se cigaret," shkruan më tej "The Guardian"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë