Lexuesit e “L’Équipe” në Francë votuan për Formacionin e Vitit 2024 në Ligue 1, i dominuar nga PSG me 6 lojtarë dhe Lille OSC me 4, përfshi dardanin Edon Zhegrova. Një formacion thuajse identik me gazetarët e “L’Équipe”. Por 46.649 lexuesit kanë përfshirë në këtë formacion Leny Yoro dhe dardanin Edon Zhegrova duke lënë jashtë zgjedhjet e gazetarëve, Wilfried Singo dhe Ousmane Dembélé.
Kampionë në fuqi dhe ende pa humbje këtë sezon, PSG përfaqësohen me 6 lojtarë, 3 prej të cilëve në kuartetin mbrojtës. Achraf Hakimi (77.64% të votave), Marquinhos (42.57%) dhe Nuno Mendes (35.78%). Mbrojtja plotësohet nga Leny Yoro (Lille/ Man Utd 19.84% të votave). Vitinha është një nga dy mesfushorët kryeqytetas (me 41.84% të votave) tjetri është Bradley Barcola (34.83% të votave). I fundit nga Paris SG që karrierën e vazhdon te Real Madrid është Kylian Mbappé (49.66% të votave).
Mesfusha vazhdon me Edon Zhegrovën, dardani që aktivizohet te Lille mori 32.87% të votave. Në qendër vendoset Pierre Lees-Melou nga Brest (29.56% të votave). Në vendin e 4 sezonin e kaluar dhe në të njëjtin pozicion aktualisht, Lille rrëmben portën me Lucas Chevalier (67.5% të votave) dhe kuarteti i saj plotësohet nga Jonathan David (60.30% të votave). Adrien Rabiot që mori 18.78% të votave u la jashtë formacionit nga Pierre Lees-Melou.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.