Pas përplasjes dhe tensioneve që ndodhën dje në shumicën e bashkive të djathta në vend, edhe në Përrenjas është lënë sot afati i fundit nga bashkia për lirimin e mjediseve të KZAZ-së.
Sipas kërkesës, ambientet e KZAZ nr. 53 duhen liruar sot brenda orës 15:30.
Nuk dihet nëse do të ketë përplasje edhe në këtë bashki, por mësohet se në zonë ka forca të shumta policie.
Gjatë këtyre tri ditëve të fundit nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet, po ashtu edhe arrestimet. Mbrëmë u shoqërua në komisariat ish-deputeti demokrat. Ndërkohë nga sulmet e djeshme në Mat, Kavajë, Kukës dhe Berat, policia ka vënë në pranga 18 shtetas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.