Futboll

Edhe Elseid Hysaj mes ‘rebelëve’ të Lacios, kundërshtuan hapur presidentin Lotito

Gazeta Si – Ditët e fundit kanë qenë shumë të trazuara për Lacion, ku luan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Trajneri Mauricio Sarri dha dorëheqjen pas humbjes së fundit, ndërsa klubi vendosi për një grumbullim të detyruar të skuadrës.

Hysaj feston me tifozet e Lacios. Gazeta Si, 14 mars 2024

Një formë ndëshkimi kjo nga presidenti Klaudio Lotito, por që këtë herë ai ka hasur në kundërshtimin direkt të futbollistëve, mes tyre edhe të Hysajt, sipas raprotimit të shtypit italian në lidhje me këtë çështje.

I pari ishte Alesio Romanjoli, i cili kundërshtoi presidentin Lotito. “Unë në grumbullim nuk shkoj, po deshe më largo”, – ishin fjalët e mbrojtësit italian. Në të njëjtën linjë, gjithmonë sipas shtypit (Il Messaggero), ishin edhe Luis Alberto dhe Elseid Hysaj. Një situatë vërtet delikate për klubin italian.

Presidenti Lotito ka akuzuar lojtarët e tij se e kanë tradhtuar trajnerin e tyre, ndërsa si pasues të Sarrit ai ka zgjedhur kroatin Igor Tudor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë