Lajme

Edhe Danimarka hap dyert për shqiptarët, por nuk njeh vaksinat ruso-kineze

Pas Austrisë, Holandës dhe Francës, një tjetër shtet ka hequr kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike.

Përmes një njoftimi në Facebook, TIA njofton se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë duke pasur një test PCR të kryer brenda 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA, drejt Danimarkës.

TIA sqaron se vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë janë Pfizer, Moderna , AstraZeneca dhe Jonhson&Johnson, por jo ato ruso-kineze (“Sputnik” dhe “Sinovac”, të përdorura gjerësisht në Shqipëri.

Testi nuk është i domosdoshëm  për grupmoshat nën 15-vjeç dhe për pasagjerët që kanë vërtetim për rezultat pozitiv të testit Covid-19, mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë