Pas mesante Partizani njoftoi rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për Covid-19, ku kanë rezultuar pozitivë edhe 3 lojtarë të tjerë. “Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë”, thuhet në një njoftim të Partizanit. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.
“Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën”, vijon njoftimi I Partizanit.
Dy ditë më parë ishin Besnik Ferhati dhe Dejan Boldor që rezultuan pozitiv me Covid 19 çka detyroi jo vetëm skuadrën, por dhe stafin teknik të kryenin testet e nevojshme, ndërsa sot kanë derbin me Tiranën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




