“Hey! Një shënim i shpejtë për t’ju thënë se për fat të keq kam rezultuar pozitiv me Covid, kështu që tani jam në izolim dhe po ndjek udhëzimet e qeverisë. Do të thotë që, për momentin, nuk jam në gjendje të ec përpara me ndonjë angazhim personal, kështu që do të bëj sa më shumë intervista/shfaqje të planifikuara nga shtëpia ime. I kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer”.
Me një mesazh të tillë, postuar në Instagram, Ed Sheeran bëri të ditur se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, pikërisht në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po përballet me një rritje të rasteve që mund të çojnë në rregulla më strikte ndaj Covid-19.
Ylli i popit britanik, në një lidhje të transmetuar në Rai3, shpjegoi: “Në të vërtetë, nuk jam shumë mirë. E mora vesh këtë mëngjes, duhet të jem shumë, shumë i kujdesshëm dhe duhet të qëndroj në karantinë me vajzën time. Unë jam i vaksinuar, mendo sikur të mos kisha qenë, jam në siklet. Duhet të kem shumë kujdes. Gruaja ime nuk ka qenë dhe nuk është pozitive, ajo do të qëndrojë diku tjetër, nuk duam të jetë edhe ajo e sëmurë. Jemi pozitiv unë dhe vajza, do jemi bashkë 10 ditë, është një gjë e mrekullueshme të jem me të. Frigoriferi është i mbushur dhe ne nuk bëjmë asgjë tjetër përveçse të hamë”.
Më pas kantautori shtoi: “Më vjen keq që nuk jam me ju. Shpresoj të kthehem për Krishtlindje”.
Njoftimi vjen pasi kantautori po përgatitet të publikojë albumin e tij të pestë.
Ai luajti javën e kaluar në Londër si pjesë e ndarjes së çmimeve përuruese të Earthshot Prize, të organizuar nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit. Këngëtari i “Shape of You” pritej të bashkohej me Zane Lowe të Apple Music për të luajtur këngë të reja javën e ardhshme dhe kishte caktuar një numër angazhimesh të tjera mediatike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



