Lajme

E zë pompa e betonit, humb jetën punëtori në Librazhd

Një punëtor ka humbur jetën në Librazhd pas një aksidenti duke punuar.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Dorëz, Librazhd.

Shtetasi me inicialet K. K., duke punuar në banesën e një personi tjetër e ka zënë pompa e betonit dhe si pasojë është plagosur dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë