Ngjarje

‘E vrava dhe s’pendohem’, flet shqiptari që masakroi gruan në Athinë: Po hante lekët e mia, kishte lidhje me burra të ndryshëm

Nga Gazeta Si- “Nuk jam penduar që vrava gruan time”, ishin fjalët e para të 50-vjeçarit shqiptar që vrau ish-gruan e tij më 16 maj.

50-vjeçari është shfaqur i papenduar gjatë marrjes në pyetje nga hetuesi, pasi u arrestua në rrugën Parnithos, ku u gjet në gjendje të dehur në një pallat që po ndërtohej.

Shqiptari i tha policisë se: “Po më hante lekët. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore për shumë vite me burra të ndryshëm. Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook.’

Pas vrasjes, autori ka shkuar në një hotel. Ai pagoi për të qëndruar natën dhe filloi të endet përreth.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë