Nga Gazeta ‘Si’- Vendi ynë ditën e shtunë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në jug e pjesërisht në qendër.
Në orët e pasdites do ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin.
Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s, me valëzim në det të forcës 2-4ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje