Lajme

E shtuna me diell dhe pak re, temperatura më e lartë në Elbasan 38 °C, bregdeti më i freskët

E shtuna do të jetë një ditë ku do të mbizotërojë sërish dielli dhe pak vranësira.

Vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore në lindje të terrtitorit.

Në relievet malore në lindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Në periudha kohore tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  deri 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

QYTETET  Temperaturat në °C

Shkodër      22/37    Diell re

Kukës   19/36    Diell re shi

Lezhë   22/37    Diell re

Dibër    18/36    Diell re shi

Durrës  24/37    Diell

Tiranë   24/37    Diell pak re

Elbasan 23/38    Diell re

Berat    20/38    Diell re

Vlorë    23/35    Diell pak re

Korcë   18/34    Diell re

Gjirokastër  18/37    Diell re

Sarandë 21/34    Diell pak re


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë