Ka ndodhur

E rëndë në Tiranë/ Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçare ka denoncuar një të huaj për përdhunim.

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia e Tiranës, ku një 48-vjeçar i huaj me iniciale M. F. ka rënë në pranga pas denoncimit të një vajze 21-vjeçare.

E reja ka dëshmuar se ishte punësuar nga një 48-vjeçar si dizajnuese bizhuterish dhe punën e kryente online në banesën që ai kishte marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”.

Sipas dëshmisë, në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vajza ndodhej në vendin e punës, 48-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj.

Pas këtij akti, ai dyshohet se e ka shantazhuar vazhdimisht 21-vjeçaren duke e kërcënuar se do t’i tregonte familjes së saj, me qëllim që të vazhdonte abuzimin.

Gjatë arrestimit dhe kontrollit fizik, policia i gjeti 48-vjeçarit edhe një mjet prerës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë