Nga Gazeta 'Si'- Besimtarë të shumtë u mblodhën në Sheshin "Nënë Tereza" për të kremtuar të Premten e Madhe të Shenjtë të Pashkëve.
E Premtja e Madhe e Shenjtë e Pashkëve është ditë lutjeje e heshtjeje, ditë e mundimeve dhe kryqëzimit të Jezu Krishtit.
Imzot Arjan Dodaj dha mesazhe paqeje, duke kujtuar vuajtjet e Krishtit duke bërë thirrje për sa më shumë dashuri familjare. Gjithashtu, ai kujtoi kalvarin e kryqit, edhe në kuadrin e ikjeve dhe largimit të të rinjve nga vendi, duke dhënë mesazhin e rimëkëmbjes së kësaj plage përmes besimit dhe ecjes së bashku me Krishtin në Udhën e Kryqit të Golgotës.
Besimtarët demonstrojnë mundimet e Jezu Krishtit që e dënuan dhe ia ngarkuan kryqin në shpinë deri në përfundim të rrugëtimit kur dha shpirt dhe u ringjall në të Dielën e Pashkës. Dhjetëra besimtarë ecën në rrugën e mundimeve të Krishtit, një pjesë e tyre duke mbajtur kryqe të rëndë prej druri. Udha e Kryqit u përshkrua duke ndjekur 14 Stacionet e rrugës së mundimit të Jezu Krishtit.
Në disa vende të botës për këto festime ka disa rite të veçanta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.