Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur në Allias të Tiranës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, ku një mjet me drejtuese 28-vjeçaren E. S. ka përplasur këmbësoren 67-vjeçare Xh. Ll., e cila ka ndërruar jetë në spital.
E moshuara, pasi është transportuar për në spital fillimisht në gjendje të qëndrueshme, ka ndërruar jetë më vonë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




