Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës.
Mësohet se një mjet ka goditur një kalimtare në rrugë, e për pasojë kjo shtetase është plagosur rëndë.
Ndërkohë, menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të vetme në rrugë të moshuarën rreth 70-vjeçare.
Kanë qenë kalimtarët në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, që më pas kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurës në Spitalin Rajonal të Korçës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




