Lajme

E përplas makina në Kavajë, ndërron jetë 47-vjeçarja

Një 47-vjeçare është aksidentuar ditën e sotme në Kavajë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj.

Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin S. B., ka aksidentuar shtetasen me inicialet T. L., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë