Lajme

E përplas ambulanca, humb jetën në spital kalimtarja

Një tjetër aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet. Një grua këmbësore është përplasur nga një ambulancë teksa tentonte të kalonte rrugën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” pranë ish-Restorant Durrësit ku mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H. G ka humbur kontrollin, duke aksidentuar këmbësoren F. S rreth 70 vjeç.
Gruaja është transportuar nga ambulanca që e përplasi drejt spitalit, por pak orë më vonë ajo ka ndërruar jetë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë