Nga Gazeta Si – Peshëngritja shqiptare ka rritur kampionen e re në historinë e saj. Ymer Pampuri, Aleksandër Kondo, Mirjan Hakani, Ilirjan Suli, Ilir Kafarani, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja janë vetëm disa nga emrat që shkruajtën historinë në kohë dhe breza të ndryshëm.
Trashëgimia e tyre tashmë vazhdohet nga Enkileda Carja që vetëm brenda pak kohësh ka filluar dominimin e pedanës kombëtare dhe ndërkombëtare.
Botërori, Evropiani dhe Lojërat e Solidaritetit Islamik janë eventet ku Carja ka shkëlqyer me paraqitjet e saj.

Së fundi në Arabinë Saudite, ajo vendosi dy rekorde Botërore për të reja në peshën 63 kg.
- Në stilin e shkëputjes ajo ngriti 97 kg (medalje argjendi dhe rekord).
- Në stilin e shkëputjes ngriti 116 kg (vendi i 4).
- Me 213 kg në dy garësh, mori medaljen e dytë të argjendtë.
Tashmë një gjë është e sigurtë, Enkileda Carja dhe medaljet janë një marrëdhënie e garantuar.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



