Sport

E pabesueshme, VAR edhe në lojërat mesjetare!

Futja e VAR-it në atë që mbetet sporti më i dashur në botë, i ka hapur rrugën përdorimit të teknologjisë edhe në ambiente të tjera sportive, edhe aty ky nuk pritet. Nga kjo verë, ndihma e teknologjisë do të hyjë edhe në botën e…lojërave mesjetare.

Një nga fjalitë më të dëgjuara të kohëve të sotme është “Jo futbollit modern!”. Por edhe në basketboll, tenis dhe në të gjitha sportet që kanë parashikuar përdorimin e teknologjisë. Diçka që shumë personave nuk u pëlqen, duke qenë se heq atë shijen antike dhe gati legjendare të vetë sportit. Por, me sa duket, duhen bërë llogaritë me evoluimin. Futbolli, pavarësisht zhurmës së madhe që u bë, i është adaptuar VAR-it dhe po bëhet normale të shohësh arbitrin që shkon tek ekrani për të parë disa herë episodin e dyshimtë. Dhe pikërisht futja e VAR-it në sportin më të dashur në botë i ka hapur portat përdorimit të tij edhe në sporte të tjera.

Një dyluftim gjatë lojërave mesjetare. Gazeta Si, 2 gusht 2019

Rasti që tregon “Irish Times” është shumë interesant. Nga kjo verë, VAR-i do të hyjë edhe në botën e lojërave mesjetare. Pikërisht tek ato garat me kuaj, me kalorës të armatosur me heshtë dhe të mbrojtur deri në dhëmbë me hekur. Janë si ato skenat e filmave historikë, por në fakt “jousting” konsiderohet si një nga sportet më antikë në ishujt britanikë dhe që vazhdon të ketë traditë dhe të ndiqet nga njerëzit. Në verë jo pak herë ndodh të shohësh të pasionuar pas këtij sporti të shohin ndeshjet e dy kalorësve. Shumë larg modernes, kuptohet, por si të gjithë sportet, edhe lojërat mesjetare kanë një problem serioz: arbitrin.

Vlerësimi nga ana e arbitrit të garës ka qenë gjithmonë problem dhe ashtu si në një ndeshje futbolli, është vendosur të futet VAR-i për të parë pamjet e ngadalësuara të dyluftimit dhe për të hequr dyshimet, për të vendosur në mënyrë korrekte. E shpjegon gjithçka Emily Sewell, që administron eventet në English Heritage, ku do të eksperimentohet teknologjia. “Duhet forcë dhe precizion për të gjuajtur në një shënjestër të lëvizshme dhe për të goditur në mënyrën më të mirë, edhe pse 3 metra larg. Për kalorësit është një çështje nderi, por është problem për arbitrin, që duhet të mbajë saktë rezultatin pas çdo goditjeje dhe çdo kryqëzimi të dy garuesve. Kjo është shumë e komplikuar”. Dhe ndoshta nuk do të jetë më, sepse arbitri i shkretë, të zihet me dy tipa të armatosur, nuk e ka aspak të lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë