Gazeta Si – Vazhdon të mrekullojë atletja jonë, Luiza Gega. Vendi i 5-të në botë në garën e 3000 metrave me pengesa dhe rekord i ri kombëtar i saj në Botërorin e atletikës, që po zhvillohet në Oregon të SHBA-ve.

Pas kualifikimit në finalen e kësaj gare, që ishte edhe objektivi kryesor, Gega ka surprizuar me vendin e 5-të, duke garuar plot dinjitet mes më të mirave të botës.
Luiza Gega regjistroi kohën 9:10.04, që është një rekord i ri kombëtar në këtë disipline. Atletja ka thyer me 4 sekonda rekordin e saj të mëparshëm, që ishte 9:14.29 dhe u vendos në Lojërat Mesdhetare.
Atletja shqiptare po përjeton një moment magjik. Ajo është në formën e saj më të mirë dhe po arrin rezultate të jashtëzakonshme, duke i sjellë medalje Shqipërisë dhe duke ngritur lart flamurin kuqezi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



