Bota

E mitura shpëtohet në mes të detit, e vetmja e mbijetuar nga mbytja varkës me 45 emigrantë

Gazeta Si - Një vajzë 10-vjeçare mbërriti e vetme në ishullin italian të Lampeduzës e shpëtuar nga autoritetet në mes të detit, duke qenë e vetmja e mbijetuar nga mbytja e një varke me 45 emigrantë.

Operatorët e OJQ-së Trotamar III që shoqëruan vajzën e vogël në skelën tregtare të ishullit ishin ata që shpëtuan të miturën, e nisur nga Tunizia.

Emigrantja e vogël, nga sa arritën të kuptonin ekipet e shpëtimit, është me origjinë nga Sierra Leone.

Por e mitura do të fshihte një të vërtetë rrëqethëse: ajo do të ishte e vetmja e mbijetuar e një mbytjeje dramatike të anijes, në të cilën 45 emigrantët e tjerë që ishin në bord me të në një anije të vogël knë vdekur.

Sipas rrëfimit të vajzës, varka u fundos për shkak të një stuhie. Vogëlushja, e vetmja e mbijetuar, u nxor nga deti nga anija me vela e OJQ-së “Compass collective”, e cila ndodhej në zonë për një tjetër ndërhyrje, në orën 3.20 të mëngjesit.

Ajo mbijetoi, duke u kapur falë një tubi të brendshëm dhe një jeleku shpëtimi, duke u përpjekur të mos mbytej “gjatë një stuhie me valë 3,4 metra të larta dhe erëra 23 nyje”, raportuan aktivistët e “Compass collective”.

Ndërkohë, 356 emigrantë zbarkuan në Lampeduza gjatë natës. Pesë varka, njëra prej të cilave kishte 111 persona në bord, u shpëtuan nga anijet patrulluese të zyrës së portit, Policisë Financiare dhe Frontex.

Në varkën e parë, e cila u nis nga Sabratah në Libi, kishte 111 (13 gra dhe 11 të mitur) egjiptianë, eritreanë, pakistanezë, sirianë, sudanezë dhe somalezë.

Nga të tjerët, nga një minimum prej 45 deri në maksimumi 87 persona, ishin nga Bangladeshi, Siria, Maroku, Sudani dhe Irani. Sipas emigrantëve të pyetur, portet e nisjes ishin të gjitha në Libi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë