Gazeta Si – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka liruar nga burgu 65-vjeçarin Algjir Skilja i akuzuar për përdhunimin e një të miture.
Apeli vendosi revokimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj të dyshuarit dhe u urdhërua lirimi i tij me argumentin se mungojnë prova se ai ka kryer veprën penale.
Apeli thotë se, pasi shqyrtoi provat e marra gjatë hetimeve paraprake dhe kërkesën e prokurorit për pushimin e çështjes në ngarkim të të dyshuarit, vlerësoi se nga provat, vërtetohet fakti se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim ka kryer veprën penale si një nga kushtet për caktimin e masës së sigurimit.
Në gusht të vitit 2023, 14-vjeçarja denoncoi në Policinë e Elbasanit se 8 vite më parë ka qenë viktimë e një përdhunimi.
Pas dëshmisë së saj, u arrestua 65-vjeçari, i cili ishte fqinj me familjen e gjyshërve të vajzës.
Në atë kohë vajza ka qenë 6 vjeçe dhe sipas të ëmës shkonte tek shtëpia e gjyshërve me pushime.
Për shkak të kohës së largët që ngjarja ka ndodhur, policia e ka të vështirë dokumentimin me prova të kësaj ngjarjeje, ku aktualisht ka vetëm kallëzimin penal të së ëmës dhe të vajzës që akuzojnë Algjir Skilen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




