Një rekord viktimash në Shqipëri ka shënuar kjo e martë: Në 24 orë kanë humbur jetën 7 qytetarë të prekur nga COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 284 persona.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi gjithashtu se gjatë kësaj kohe janë shëruar 103 pacientë, duke e çuar në 10 mijë e 808 numrin total të të rikuperuarve nga fillimi i pandemisë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 487.
Janë kryer ndërkaq 1278 testime. Në total, sipas ministrisë, prej muajit mars janë kryer 119.607 teste për të dyshuarit me COVID-19. Prej tyre, 19.729 kanë rezultuar pozitivë.
Në vend aktualisht janë 8434 raste aktive, nga këto 285 janë të shtruar në dy spitalet COVID në Tiranë.
COVID-19 – Statistika (27 tetor 2020)
Raste të reja ditore – 284
Të shëruar në 24 orë – 103
Të shtruar në spitale – 285
Humbje jete në 24 orë – 7
Testime ditore – 1278
Testime totale – 119.607
Raste pozitive – 19.729
Raste të shëruara – 10.808
Raste Aktive – 8434
Humbje jete – 487
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




