Një çantë e pazakontë u shfaq në një nga pasarelat e Javës së Modës në Paris nga koleksionet vjeshtë 2024.
Coperni mahniti të pranishmit me një çantë të krijuar nga ajri. Marka pariziene bashkëpunoi me NASA për të krijuar çantën gjysmë të tejdukshme, Air Swipe.
U deshën 15 prototipe që të arrihej rezultati final. Materiali mund t’i rezistojë nxehtësisë ekstreme (1200 gradë Celsius). Sipas markës, nanomateriali i është “qelqi i së ardhmes” dhe pavarësisht se është “shumë delikate”, çanta nuk është e brishtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.