Rend dhe Ligj

E kërcënonin me video intime, 15-vjeçarja përdhunohet nga 65-vjeçari dhe 4 të rinj

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku Policia ka arrestuar katër shtetas që akuzohen për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Një 65-vjeçar me inicialet A.D ka abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe. Pas abuzimit i kishte bërë video intime, duke ua dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë