Futboll

E ka fituar 5 herë, por Ronaldo sulmon FIFA-n: Topi i Artë e ka humbur besueshmërinë!

Në një prononcim për portugezen Record, Cristiano Ronaldo u ndal edhe te Topi i Artë. Çmim të cilin e ka fituar pesë herë gjatë karrierës së tij.

“Topi i Artë dhe FIFA The Best e kanë humbur besueshmërinë. Nuk po them që Messi nuk e meritoi, apo nuk e meritojnë lojtarë si Mbappe dhe Haaland.

Por, shifrat janë shifra: janë fakte. Numrat nuk mashtrojnë dot”, thekson 38-vjeçari që luan në Arabinë Saudite tek ekipi Al-Nassr.

Golashënuesi më i mirë në histori thekson se duhet vlerësuar performanca dhe statistikat e gjithë sezonit kur zgjidhen fituesit.

“Duhet marrë parasysh gjithë sezoni kur bëhen këto vlerësime në lidhje me fituesin e Topit të Artë apo FIFA The Best.

“Nëse ktheheni pas dhe shikoni se çfarë ndodhi me mua te Manchester United dhe tek ekipi kombëtar, njerëzit më konsideruan të mbaruar.

Por e vërteta është se unë u përqendrova në punën time, prandaj shënova 54 gola me Al-Nassr. Nuk jam i befasuar për nivelin tim, sepse e di që kam ende shumë për të dhënë.

E di që mund të shënoj shumë gola për Al-Nassr dhe Portugalinë”, u shpreh sulmuesi luzitan. / Supersport


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë