Moti

E hëna nis me mot të qëndrueshëm, gjatë javës temperaturat pritet të shkojnë deri në 25 gradë

Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku priten intervale të gjata me kthjellime, më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash, ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të kemi interval të gjata me diell gjatë paraditeve ndërsa pasditet sjellin kalime të lehta vranësirash. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët ndërsa në zonat malore, pritet që vranësirat të jenë më prezente, por nuk priten reshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë