Një pikturë e realizuar nga Edvard Munch-i, që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, e fshehur në një hambar nga nazistët, së bashku me një version të “The Scream”, është shitur për 20 milionë dollarë.
Piktura “Dance on the Beach”, gati 4 metra, i përkiste norvegjezit Thomas Olsen, i cili e kishte vendosur atë në anijen që lundronte nga Oslo në Newcastle.

Pasi Gjermania pushtoi atdheun e tij në vitin 1940, Olsen e zbriti pikturën dhe e fshehu në një hambar në një pyll norvegjez, në mënyrë që nazistët të mos e gjenin. Olsen, i cili ishte një mik i Edvard Munch, fshehu edhe një version të pikturës së famshme “The Scream” atje.


Piktura “The Scream” u shit në vitin 2012 për një rekord prej 98 milionë paund.
“Dance on the Beach” ishte ekspozuar vetëm dy herë që nga lufta dhe tani familja Olsen e shiti atë në ankandin e Londrës për 20 milionë dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




