Lajme

E enjtja ditë zie kombëtare në nder të Bujar Nishanit

Qeveria ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e enjte në nderim të Presidentit të ndjerë, Bujar Nishani.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku urdhërohen të gjitha institucionet që të ulin flamurin në gjysmë shtizë më datën 2 qershor.

Ceremonia e homazheve në Presidencë kanë nisur që këtë të mërkurë, ndërsa zyrtarisht qeveria përcakton orarin 10 deri në 12 të ditës së enjte pranë Presidencës.

Homazhe ndaj ish-Presidentit Bujar Nishani kryen Presidenti Ilir Meta dhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Bujar Nishani ndërroi jetë ditën e shtunë pas komplikimeve shëndetësore që i shkaktoi infektimi me Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë