I nxehti Afrikan do të vijojë në territorin shqiptar duke sjellë mot të kthjellët dhe temperaturat shumë të larta në pjesën më të madhe të territorit ku vlera më ekstreme priten në qarqet; Shkodër, Elbasan, Berat dhe Fier.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas hershme për gjatë gjithë zonës malore në verilindje dhe juglindje të territorit megjithatë nuk do të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 17°C vlera minimale deri në 42°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.