Njerez

E deklaroi veten homoseksual, Tiziano Ferro: Prej vitesh jam bullizuar në mënyra të tmerrshme, por tani s’kam më frikë   

Këngëtari i njohur italian Tiziano Ferro ka lexuar një letër kundër diskriminimit gjatë koncertit live në stadiumin Olimpik në Romë.

Një mbrëmje feste me këngë historike, me shumë dedikime dhe në fund një letër: “Kam shkruar diçka dhe dua ta ndaj me njerëz që me siguri më duan. Është një letër për ata që bullizojnë…”

“Një letër për ata që urrejnë – thotë ai – sepse mënyrat ndryshojnë, fjalët ndryshojnë por gjërat mbeten pak e shumë të njëjta”.

 “Frika dhe zemërimi janë mekanizma shumë të pastër mbrojtës. Unë nuk kam më frikë dhe ju uroj edhe juve të njëjtën gjë. Sa për inatin, mbase ka ardhur koha të na bëni të ndihemi… Hipokritë që duan të na varrosin me fytyrat tuaja të shëmtuara sepse vulgariteti juaj është diçka që nuk do të dalë kurrë nga moda. Me ato falsitetet në fytyrat tuaja.

Ju që ofendoni ose lëndoni për pak famë ose sepse nuk dini të bëni gjë tjetër thjesht se pse nuk keni talent.

Prej vitesh jam ndjerë të më ngacmojnë në mënyra të tmerrshme dhe të ndryshme por kurrë nuk ua kam kthyer mbrapsht. Por sot kushdo që është ndjerë si unë u them;… ti meriton më shumë. Kjo nuk është gjë e mirë. Flisni dhe merrni atë që të gjithë ne meritojmë: mbrojtje, dashuri dhe mbështetje


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë