Media Galeri

E ardhmja e udhëtimeve të gjata, makina si dhomë hoteli

Ideja e një dhome hoteli me rrota mund të tingëllojë si një koncept nga filmi më i fundit i fantashkencës.

Por së shpejti mund të bëhet realitet.

Studiuesit po synojnë t'i bëjnë udhëtimet e gjata dhe të mërzitshme me makinë një gjë të së kaluarës me 'Swift Pod'.

Swift Pod bazohet në idenë e thjeshtë të udhëtimit në distanca të gjata me një 'shpejtësi të arsyeshme' ndërsa jeni në gjumë.

Automjeti përmban një dizajn futurist. Brenda ka dy krevate teke dhe ndërsa udhëtojnë, personat mund të zgjedhin të qëndrojnë në këmbë, të ulen ose të shtrihen në shtratin e rehatshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë