Futboll

E ardhmja e Mourinjos, mundësi të kufizuara dhe një kontakt nga Napoli

Gazeta Si – Ku do të shkojë Zhoze Mourinjo pas largimit nga Roma? Brazili, Arabia Saudite? Mundësitë në fakt janë të kufizuara për trajnerin e njohur portugez. Së fundi spikat edhe një mundësi tjetër në Serinë A.

Mourinjo te Napoli? Ajo që mund të konfirmohet është se pas shkarkimit nga Roma, agjenti i fuqishëm Jorge Mendes nuk ka humbur kohë dhe ka kontaktuar presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis. Një telefonate eksploruese në fakt, pasi Napoli po sheh profile të ndryshme për trajnerin e sezonit të ri.

Mourinjo me trofeun e Liges se Konferences. Gazeta Si, 18 janar 2024

De Laurentis, që nga Rijadi po punon për merkaton, e ka marrë në konsideratë disponibilitetin e Mourinjos. Raportet me Mendes janë shumë të mira, por për momentin mund të flitet vetëm për një hipotezë.

Paga e Mourinjos, 7 milionë euro plus bonuset në vit, kaq merrte portugezi te Roma, sigurisht që është një pengesë jo e vogël për parametrat financiarë të Napolit. Një sforco ekonomike të tillë presidenti De Laurentis do ta bente vetëm për Antonio Konten. Megjithatë, kontakti Mendes-De Laurentis duhet mbajtur nën vëzhgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë