Një 67-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në Lushnjë.
Policia thotë se shtetasi me inicialet R. Ç., banues në Lushnjë, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 13 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e detajeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



