Drejtësia

Dyshohet se pastronte paratë e krimit, GJKKO lë në fuqi masën për ish-drejtoreshën e Kadastrës

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi për ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashi.

Zyrtarja, së bashku me Ardian Malasin, tashmë të arrestuar, dyshohen se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Rama të pastrojnë paratë që si burim kanë aktivitetin e trafikut të drogës.

Këto dyshime janë krijuar pas letërporosive që kanë mbërritur nga Belgjika, ku dy vëllezërit janë dënuar për trafik droge.

Ndërsa SPAK ka zbuluar se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e vendosura nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri, tashmë të vënë në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

Këto para më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Në total janë 49 pasuri , 12 apartamente në Fier, 4 në Tiranë, 3 garazhe Tiranë, 27 llogari bankare, 1 shoqëri tregtare dhe 2 makina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë