Drejtësia

Dyshohet se do kryenin një vrasje në Elbasan, lirohen Arben Spahiu dhe Arsen Preçi

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK dhe ndryshoi masën e sigurisë për Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, të dy të njohur të Erjon Alibej. Për ta u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Ata u arrestuan si të dyshuar nga Prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh.

Ata u arrestuan si të dyshuar nga Prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentash, lidhur me sendet dhe armë të gjetura te ish fabrika e konservimit në lagjen "Emin Matraxhiu" po në Elbasan, në shkurt të këtij viti, ku në mjetin tip BMW X6 u gjet armë kallashnikov.

Kjo makinë rezultoi të ishte vjedhur në qytetin e Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë